Shpërthimi mengjesin e sotem në një banese ne lagjen Dobrac tè Shkodres ka tronditur fort anetaret e familjes Shpati.

 

Pellumb Shpati eshte me detyre Shef Krimesh ne policine e Shkodres, e dyshohet se lenda plasese e vendosur jashte dyerve te baneses ka lidhje me punen e tij.

 

Te njejten gje e deklaroi edhe babai i tij, i cili shtoi se tritoli ka lidhje me punen e djalit pasi konflikte te tjera nuk kane.

 

Me tej kryefamiljari tha se shperthimi ishte shume i forte dhe trondites dhe se ka mjaft deme materiale.

“Shteti te beje detyren dhe te zbardhe ngjarjen”, u shpreh mes te tjerash babai i Pellumb Shpatit.

 

Ne vilen trekateshe te familjes Shpati jetonin 17 anetare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re