Pamja e tornados në foton e mësipërme u filmua nga celulari i një babai, Tajlorit, pak momente para se forca e natyrës të shkulte një pjesë të mirë të shtëpisë së tij.

Babai i tre fëmijëve, mbeti pa një kulm në kokë për shkak të tornados e në vështirësi të mëdha financiare për të rikonstruktuar shtëpinë. Fatmirësisht ai, e shoqja dhe fëmijët shpëtuan pa lëndime.

“Ishte një kaos total ajo ditë. Dukej si ferri mbi tokë, një ndjesi e tmerrshme të përshkonte trupin”-kujton babai i tre fëmijëve për median amerikane.

“I humbëm të gjitha… por në fund të ditës mendoja, kam mirë tre djemtë e time shoqe, kam një familje të mrekullueshme dhe ata janë të gjithë mirë”-shtoi më tutje ai.

E teksa familja përballej me vështirësitë ekonomike për të rregulluar shtëpinë, institucionet e fondacionet e ndryshme i erdhën në ndihmë. Në mesin e ndihmës veçse, ishte dhe një burrë në moshë, i quajtur Brajan.

Vitin e kaluar, Brajani kishte qenë duke bërë xhiro me biçikletë, kur papritur kishte pësuar një sulm në zemër. Tajleri rastësisht po kalonte aty me makinë. Kur ka parë Brajanin në tokë, ka ndaluar makinën dhe ka shkuar për ta ndihmuar. Tajleri kishte kryer masazh kardio-pulmonar (CPR) derisa në vendin e ngjarjes kishte mbërritur urgjenca.

Brajani

Ai burrë më shpëtoi jetën dhe jo vetëm… por edhe cilësinë e jetës sime. Vetëm falë tij unë munda t’i rikthehem punës si mësues e po të mos ishte për Tajlerin, asgjë s’do ishte e mundur më për mua”-tregoi Brajani.

Ky i fundit menjëherë vendosi të ndihmojë familjen e njeriut që i shpëtoi jetën si dhe ngriti një gofundme në shërbim të Tajlerit, duke arritur të mbledhë mëse 16 mijë dollarë për rregullimin e shtëpisë.

Kur media amerikane e intervistoi Tajlerin, ai s’mund t’i mbajë dot lotët, kur tregoi sesa falenderues ishte për ndihmën e Brajanit… edhe pse ky baba, ishte ai që ia shpëtoi jetën vitin e kaluar.

“Pa Brajanin dhe shumë të tjerë që dhanë diçka për ne, do të kishte qenë shumë e vështirë”-tha mes lotëve babai i tre fëmijëve.

Për të parë videon, klikoni KETU

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re