Janë tronditëse faktet e publikuara pas krimit në familjen shqiptarë në Greqi ku burri 51-vjeçar vrau gruan me thikë në Zakynthos.

 

Për këtë ngjarje tronditëse ka reaguar edhe djali i tyre 20-vjeç.

 

Për mediat greke, ai ka fajësuar veten, duke thënë se nuk kishin marrë masat e nevojshme për të mbrojtur nënën e tyre.

 

“Faji është i yni sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme. Ky ishte gabimi më i madh i ynë. Unë dhe nëna ime folëm për këtë. Ajo ishte nëna perfekte, mua më vjen keq për vëllezërit e mi dhe duhet të gjejmë sa më parë një zgjidhje”, ka thënë mes të tjerash djali.

 

Kujtojmë se 51-vjeçari u arrestua nga autoritetet greke, ndërsa dëshmoi se aktin e rëndë e ndërmori pasi sipas tij gruaja e tradhtonte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re