Policia qëlloi dhe vrau një nxënës 14-vjeçar jashtë një shkolle të mesme në Wisconsin pasi mori një raport për një person të armatosur, tha Prokurori i Përgjithshëm Josh Kaul.

Autoritetet raportuan para njoftimit se sulmuesi nuk hyri kurrë në shkollë dhe u neutralizua para shkollës së mesme Mount Horeb.

Sulmuesi u përshkrua si një i ri, por mosha e tij nuk u specifikua dhe as çfarë shkolle ndiqte.

Autoritetet thanë se disa oficerë policie, të cilët mbanin kamera trupore, qëlluan me armë, por nuk thanë se sa.

Policia qëndroi në vendngjarje për disa orë më pas, ndërsa nxënësit u mbajtën të mbyllur në ndërtesa vonë pasdite përpara se të liroheshin ngadalë, raporton AP.

Policia në rrjetin social ka njoftuar se nuk ka më të dyshuar dhe se përveç sulmuesit nuk ka të lënduar.

“Në kontrollin fillestar të shkollës së mesme nuk u gjet asnjë i dyshuar tjetër”, thuhet në postimin rreth mesditës. Më e rëndësishmja, nuk kemi raportime për persona të lënduar, me përjashtim të sulmuesit”, njoftoi policia.

Prindërit përshkruan se si fëmijët fshiheshin në dollapë, të frikësuar për të komunikuar në celular, ndërsa një nxënës tha se klasa e tij fillimisht doli nga salla e shkollës me patina.

Mesazh kriptik në serbisht

Një nga dëshmitarët, Jeanne Keller, tha se dëgjoi pesë të shtëna nga dyqani i saj aty pranë.

Drejtori Steve Selarno vlerësoi sigurinë e shtuar në shkollë, e cila parandaloi që tragjedia të ishte shumë më e keqe.

Një nxënës i cili ishte i mbyllur brenda shkollës tha se pa një nxënës të klasës së tetë duke u përpjekur të futej nga dritarja e kafenesë gjatë drekës të së mërkurës rreth orës 11:15 të mëngjesit, duke përdorur të pasmen e një arme të gjatë. Kur nuk arriti të thyente dritaren, filloi të qëllonte në dritare, tha ai. Një tjetër nxënës tjetër tha se kishte dëgjuar gjithsej 12 të shtëna.

Sipas American School & University, sulmuesi postoi mesazhe të fshehta në Snapchat një ditë para incidentit para shkollës.

“Çliro veten nga zinxhirët e skllavërisë, gëzuar deri në gjak”, ka shkruar ai në finlandisht, ndërsa mesazhi “Babai im është kriminel lufte” ishte në serbisht. Është një këngë nga Baje Mali Kninxha, i njohur për pikëpamjet e tij tejet nacionaliste. Megjithatë, ato mesazhe nuk i kanë ndihmuar autoritetet që të gjejnë një motiv konkret për një sulm të tillë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re