Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Ornaldo Rakipi u ndal edhe te vendimi i DASH për shpalljen non grata të babait të tij, Aqif Rakipi.

 

Ai e konsideroi këtë vendim të padrejtë dhe se babai i tij po bën gjithçka për të vendosur në vend drejtësinë, dhe se bën çdo lloj gjëje për të ndihmuar njerëzit.

 

“Nuk ka detyrim më të madh sa ky që ta justifikoj këtë besim bujar, dua të sqaroj qytetarët sa i përket aktit të DASH, im atë po ndërrmet çdo hap për të marrë drejtësi, vlerësojmë ambasadën amerikane, por vendimi i tyre ka lë mundësi apelimi. Kam një fjalë për Lulzim Bashësn, mos mallko suksesin tjetër, por politika është takime me njerëzit, prandaj ke dështuar se nuk arritje që të marrësh besimin e njerëzve se je fals dhe je materialist, kur gjendesh atyre në ditë të vështira, kur kanë një problem, kur nuk i dëgjon ksuh, babi im bëhet copash për të ndihmua një njeri në nevojë, babai im ndryshe nga ti ka burrni. sa për akuzat ju ftoj ju, mediat, të hetoj aktivitetin tim, që nga momenti i angazhimi deri tani, nuk do humb asnjë sekondë, do e justifikojë besimin e shqiptarëve.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re