Fondacioni “Firdeus” vendosi që t’u dhurojë 150 fëmijëve jetimë në Tiranë, një 1 qershor krejt ndryshe. Ashtu siç është bërë traditë e përvitshme, kësaj here “Firdeus” i dërgoi fëmijët në një qendër argëtuese. Fëmijët u kënaqën duke luajtur mes këndeve të ndryshme të argëtimit dhe mes njëri- tjetrit.

“Ne shpresojmë t’i kemi kënaqur fëmijët në këtë 1 qershor dhe të jenë të lumtur gjithë jetën, si gjithmonë ne do jemi pranë tyre, gjithë jetimët marrin edhe pako ushqimore”, tha Fatma Naçi, e shoqëruar nga Meri Bejleri.

Edhe nëna e familjarët e fëmijëve u kënaqën në qendrën e argëtimit, ndërsa më pas “Firdeus” shpërndau disa pako ushqimore për të gjithë të pranishmit.

Ju ftojmë të ndiqni këtë video dhe mesazhet e jetimëve pas një dite të gëzueshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re