Skip to content

Babai përplas me makinë vajzën 3-vjeçare e cila është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Një vajzë 3-vjeçare është aksidentuar nga babai i saj në fshatin Brosh ne Sarande.

Sipas policise së Sarandës mësohet se babai i 3 vjeçares, A.L, Ilia Laba, me mjetin e tij Benz, duke bërë manovër për t’u futur te porta e oborrit të banesës së tij aksidentalisht ka goditur vajzën e tij 3- vjeçare.

Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës, ku pas ndihmës së parë dhe skanerit të bërë u konstatua se vajza nga goditja me makinë ka pësuar dëmtime në organet e brendshme dhe në mushkri, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për rrjedhojë është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë babai i vajzës, Ilia Laba, do të ndiqet në gjendje të lirë.

Borsh/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në fshatin Borsh, shtetasi I. L., 38 vjeç, duke kryer manovrën mbrapsht me automjetin tip “Benz” për t’u futur në portën e banesës së tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij 3-vjeçare. E mitura ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.