Detaje të reja zbulohen nga plagosja me thikë e një 32-vjeçari nga babai i tij 66-vjeç, ngjarje që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Berat. Familja Sheroku jetonte në katin e tretë të një pallati në lagjen “Dëshmorët e Kombit”.

Pas vdekjes së nënës së 32-vjeçarit, babë e bir jetonin vetëm të dy në banesë.

Bashkëshortët Sheroku kanë sjellë në jetë dy djem dhe të dy jetonin jashtë vendit.

Renis (Andrea) Sheroku ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit dhe nuk ishte nisur ende pasi i kishte qëndruar afër nënës së sëmurë, deri në ditën e fundit të jetës së saj.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë folur komshinjtë e familjes Sheroku,të cilët kanë konfirmuar se 66-vjeçari Ramo Sheroku ishte një një njeri i alkoolizuar por pas vdekjes së gruas së tij, ai ishte zhytur më tepër në alkool dhe rrinte çdo ditë “tap”.

Banorët pohojnë se djali, Renis (Andrea) Sheroku ishte një djalë i urtë dhe i respektueshëm në lagje. Ata kanë mësuar rreth ngjarjes vetëm mëngjesin e sotën, kjo edhe për faktin se konflikti mes babë e bir që kishte filluar në banesë kishtë përfunduar në lulishten përballë Varrezave të Dëshmorëve, aty ku edhe ndodhi plagosja.

“Thonin këta që pinte por nuk e njihja. Nuk jemi bërë, të ëmën e njihja, ishte grua shumë e mirë, atë shtëpi ajo e ka mbajtur”

“Shumë njerëez të mirë, nuk di gjë fare. Djali i mirë, s’kemi dëgjuar ndojë gjë të keqe, e ëma ka dy javë që i ka vdekur. Nuk kam parë gjë. E mora vesh nga të tjerë. Familje e rregullt. Ka qenë edher këtu, edhe jashtë shtetit, erdhi për vitin e ri.

“Bërtiste kështu kot, ishte i dehur. Kaq informacione kam, djalë i mirë, i respektueshëm. Mamaja ka pak kohë që ka vdekur”.

Pas plagosjes,Renis (Andrea) Sheroku iu nënështrua fillimisht një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Beratit dhe më pas u transportua drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ndërkohë që babai i tij Ramo Sheroku është arrestuar./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re