Zëvendës ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu është futur në Listën e Zezë të Departmanetit Amerikan Të Shtetit dhe bashkë me familjen e saj nuk lejohet të shkelë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime ekskluzive për Dosja.al, bëjnë me dije se shkak për këtë gjë është bërë përfshirja e babait të zv/ministres Haxhiu, Eduart Haxhiu, në grupin e strukturuar kriminal, që u shkatërrua para pak ditësh dhe që merrej me falsfikimin e vizave.

Pikërisht 52-vjeçari, Eduart Haxhiu, ka qenë një nga të arrestuarit, dhe pjesë e grupit që kalonte klandestinë me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë.

Aktualisht, Haxhiu, banues në Tiranë, është nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pas vënies në pranga në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”. Ky arrestim ka bllokuar të gjithë familjen Haxhiu, pjesë e të cilës është edhe zv.ministrja e Arsimit dhe tashmë, pjesë e listës së zezë të DASH.

Operacioni “Crystal Eagle” është finalizuar pak ditë më parë. Dosja.al raportoi e para, se operacioni i shërbimit diplomatik të Sigurisë në US Embassy i (DSS-OCI) Tiranë është kryer në bashkëpunim me një njësi speciale nga Policia e Shtetit. 15 anëtarët e grupit janë nën masën e sigurisë “arrest në burg”, 7 të tjerë në “arrest në shtëpi” dhe 2 “detyrim paraqitje”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re