Gjykata e Tiranës dëgjoi dëshminë e Fredi Alizotit, i implikuar në dosjen e ashtuquajtur “Babalja”.

Alizoti iu përgjigj pyetjeve të Prokurorëve, teksa pranoi akuzat e kallëzimit të rremë dhe rrëfeu para gjykatës se ai me Albert Veliun kanë bërë audio përgjimin.

Plani tha Alizoti ka qenë që në shtator të 2017, por nuk është realizuar pasi Veliu nuk kishte gjetur njerëz të besuar në Vlorë. Më pas i kishte kërkuar sërish Alizotit, ky i fundit tha se ka pranuar ta bënte, pasi bëhej fjalë për 200 mijë euro, që sipas tij, ia ka premtuar Ervin Salianji.

Sipas Alizotit, është ky i fundit që gjithashtu i ka siguruar stililapsat për përgjim. Mos marrja e lekëve, tha i pandehuri më shty që të tregoj të vërtetën, ndërsa shtoi se ishte ndjerë i kërcënuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re