Gazment Bardhi ka qenë i pranishëm në seancën gjyqësore për procesin e njohur si “Babalja”, sot për të dhënë dëshminë e tij.

Gjykata kishte urdhëruar shoqërimin me forcë për në gjyq por Bardhi ka mohuar sot se është thirrur nga Gjykata. Ai ka deklaruar se urdhri për shoqërim të detyrueshëm është i paligjshëm. “S’kam pasur njoftim për të ardhur në seancë. Është i paligjshëm urdhri për shoqërim të detyrueshëm”, deklaroi Bardhi.

Ndërsa më tej, i pyetur nga prokuroria se si i ka rënë në dorë audio përgjimi, Bardhi deklaroi se ka qenë një investigim investigim gazetaresk. Ai ka theksuar se “pas denoncimit të PD Agron Geron Xhafaj vuajti dënimin”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re