Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar sërish lidhur me pretencën që Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës për dosjen “Babale 2”.

Me anë të një statusi në Facebook, Salianji shkruan se askush nuk e ndal dot sepse lufta për të vërtetën triumfon gjithmonë. Statusin e tij, ish-deputeti e ka shoqëruar me foto nga salla e gjyqit, në të cilat shfaqej i qeshur krah mbështetësve të tij.

“Askush nuk më ndal dot! Lufta pa kompromis për të vërtetën dhe të drejtën përherë triumfon siç ndodhi dhe në këtë rast me largimin e ish Ministrit të Brendshëm Xhafaj, burgosjen e nje trafikanti Xhafaj dhe largimin nga vetingu të tre prokurorëve Osmani, Kulluri, Bajrami dhe dy gjyqtarëve të krimeve te renda Baku dhe Përnoca qe mbajtën në këmbë këtë farsë që pamë sot! Hilet, tradhëtitë, pabesitë dhe joshjet me para, pushtet apo kalim vetingu janë shumë të përkohshme. Beteja të tjera na presin,”-shkruan Salinji.

Postimi i plotë:

Askush nuk më ndal dot!
Lufta pa kompromis për të vërtetën dhe të drejtën përherë triumfon siç ndodhi dhe në këtë rast me largimin e ish Ministrit të Brendshëm Xhafaj, burgosjen e nje trafikanti Xhafaj dhe largimin nga vetingu të tre prokurorëve Osmani, Kulluri, Bajrami dhe dy gjyqtarëve të krimeve te renda Baku dhe Përnoca qe mbajtën në këmbë këtë farsë që pamë sot!

Hilet, tradhëtitë, pabesitë dhe joshjet me para, pushtet apo kalim vetingu janë shumë të përkohshme.

Beteja të tjera na presin 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re