Dy krerët e politikës shqiptare janë përplasur në distancë në atë që është konsumi ditor politik, sa i përket akuzave për çështjet e ditës, ku veçojnë “Babale” dhe “Xhisela”.

Në një mënyrë të paprecedent, kryedemokrati Basha sulmoi Prokurorinë dhe nominalisht Arta Markun në krye të saj, duke pretenduar se hetimet që janë ndërmarrë për dy çështjet, pas padive nga mazhoranca.

“Rama, Marku, Xhafaj dhe Veliu po komplotojnë për të fshehur të vërtetën”.

“Me Fatmir Xhafajn nuk do të ketë kurrë luftë kundër krimit. Arta Marku nuk ka për të nisur hetimet për Taulant Ballën. Vetting-u është përdorur si instrument për të kapur drejtësinë”, deklaroi kreu demokrat, ku ndër të tjera tha se Xhisiela është një e kapur peng nga pushteti për të pështyrë mbi PD-në.

Rama reagoi në Tëitter, duke shkruar: “E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re