Skip to content

Babalja i PD-së dështon sërish të “arratiset”: kapet nga policia kosovare në Shtimje

Ka dështuar tentativa e dytë e Babales për t’u “arratisur”, Bëhet fjalë për dëshmitarin X të PD-së alias Albert Velin, njeriun që pretendonte se kishte folur me Agron Xhafajn për një ngarkesë drogë, të cilën opozita e shiti si një audiopërgjim denoncues, deri në nivelin e një kuaze politike për të shkarkuar  ministrin e Brendshëm.

“Babalja” është arrestuar nga policia e Kosovës në qytetin e vogël Shtimje pranë Prizrenit.

Javë më parë, sapo doli audiopërgjimi, ai tentoi të largohej po drejt Kosovës, por u kap në Milot.

Nuk dihen arsyet e largimit të Albert Veliut, për të cilin thuhet jo zyrtarisht që prokuroria i kishte kërkuar të mos largohet nga vendi.

Nga burimet paraprake mësohet se policia e ka ndjekur në çdo moment deri sa ka kaluar kufirin. Mazhoranca pretendon se ai ëshë përdorur thjesht për shantazh nga ana e PD-së, pasi audiopërgjimi është njuë sajesë.