Rastet e dhunës brenda familjes janë tronditëse për opinionin publik, por akoma më e rëndë është për vet përjetuesit, ku në shumicën e rasteve është nëna ajo që dhunohet nga babai, e fëmijët janë dëshmitar të situatave të tilla.

Kur tronditen themelet e mjedisit familjar, pasojat që lë dhuna janë shumë të rënda e tek fëmijët ka efekte që janë të vazhdueshme edhe kur ata bëhen të rritur.

Në momentin kur fëmija është i ekspozuar në mjedisin e familjes ndaj dhunës, tek ai krijohet kompleks inferioriteti, vetëvlerësim i ulët, izolim social, rënie në mësime, nuk ka dëshirë të përfshihet në aktivitete dhe ka një lloj botëkuptimi ndryshe se si i shikon dy bazat që janë nëna dhe babai. ka studime që tregojnë që fëmijët e rritur në mjedise dhune mund të jenë dhunues të ardhshëm, pra mund të jenë abuzues sepse kjo është modeli që ata kanë ndjekur por nga ana tjetër ka fëmijë të cilët mund të jenë dhe viktima të dhunës”- shprehet psikologja Arjola Manreka.

Për rastet e dhunës brenda familjes, ka rëndësi jo vetëm evidentimi por dhe trajtimi në vijim për ti ndihmuar këta individë që të dalin nga trauma e përjetuar.

“Duhet të jetë e gjithë shoqëria vigjilente dhe duhet të jetë në këmbë për të ndjekur një lloj zinxhiri, qoftë familjarët e afërm  të fëmijëve të cilët kanë përjetuar dhunë në familje, qoftë shkolla, qoftë institucionet që mbrojnë fëmijët, policia e shtetit pra është një gamë e madhe e të gjithë aktorëve dhe institucioneve që duhet të përfshihen në mbrojtjen e fëmijëve.”

Rëndësi ka po ashtu dhe shërbimi psikosocial në shkolla, kur përmes bisedave apo aktiviteteve ndërgjegjësuese me fëmijët, të arrijnë që të evidentojnë problemet që lidhen me dhunën./TCH

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re