Skip to content

“Babanë ma vranë”- Rrëfeu 17 ngjarje kriminale, dëshmon për herë të parë në GJKKO i penduari i drejtësisë! Artan Tafani: Nga puna në ndërtim, tek përfshirja në botën e krimit, si u njoha me Laert Haxhiun

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, i cili ka rrëfyer 17 episode kriminale, ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO lidhur me bandën e Laert Haxhiut.

Për këtë dosje SPAK ka marrë të pandehur 8 persona që akuzohen për ngjarje kriminale në disa qytete të vendit.

Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023 pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit.

Artan Tafani: Kam qenë emigrant në Greqi, jam marrë me drogë atje, kisha probleme. Pastaj jam kthyer në Shqipëri ku në vitin 2015 rashë në burg për vjedhje, kisha probleme ekonomike, e vuajta dënimin në burgun e Rrogozhinës dhe Kosovës në Lushnjë.

Kam qenë edhe përdorues droge, në 1997 më vranë babanë në fshatin Karbunarë dhe ika me nënën në Greqi. Isha i vogël, kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi, fillimisht punova punë të ndershme në Greqi me bojëra, lyerje dhe në 2006 që erdha në Lushnje nga Greqia punova me xhaxhain punë ndërtimi dhe lyerje, lashë edhe drogën, por më pas u ngatërrova prapë dhe rashë në burg në 2015, vodha një western union, aty më dërgonin lekë njerëzit e afërm nga Greqia. U dënova 6 vite burg.

Në paraburgim jam njohur me disa çuna nga Lushnja, erdhi një Lulzim Spahiu pas ngjarjes ku u plagos Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, dhe arma u gjet tek stani i babait të Laert Haxhiut, zotit Qamil Haxhiu.

Pas Lulzimit, erdhi dhe Qamili aty. Me Lulzimin kemi qëndruar aty. Pasi dola nga burgu e kam takuar te një karburant i Saimir Taullahut. Pasi dola nga burgu më çoi fjalë Klajd Taullahu që ‘do të takojë Lulzimi’. Donte të bënim ndonjë punë me mall, pastaj u takuam tek palma nova me Laert Haxhiun, ishte hera e parë që e takoja.

Anterio Kaloshin e kisha në burg në Rrogozhinë, unë vetë kam dhe emrin tjetër Marius.

“”