Skip to content

“Babë për 10 min vij, thuaj mamit…” Fjalët e fundit të nxënësit që vdiq në tragjedinë e Deçanit

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Xhaxhai i nxënësit që humbi jetën së bashku me dy të tjerë mbrëmjen e djeshme në Gllogjan, tregoi fjalët e fundit të nipit të tij, i cili kishte folur me babanë përpara sulmit.

“Biseda e fundit ka qenë 10 minuta para. I tha ‘bab për 10 minuta thuj mamit jam në shpi, bëma bukën.’ – tregon xhaxhai i të riut në prononcim për News24.

Xhaxhai shtoi se ka qenë babai i të riut ai që ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka hyrë në autobus, për t’u përballur me tragjedinë.

“Lajmin e dëgjuam rreth orës 19:00. Më thirrën e më thanë është plagos Ledioni. Vëllai im, babai i Ledionit shkoi i pari aty, ka qenë i pari që ka hyrë në autobus. E morën i thanë ‘hajde shpejt se na kanë gjujt, ka viktima’.

I pari që ndërroi jetë në vend ishte shoferi, kur e ka pa vëllai im, më pas ka nxjerr vajzën e plagosur nga dritarja e më pas ka kap djalin e vet. Djali ka pas shenja jete deri diku, por më pas ka ndërruar jetë.”-rrëfeu xhaxhai i të ndjerit.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë