Në orët e para të ditës së sotme u shua regjisori Muharrem Fejzo.

Ai e humbi luftën me sëmundjen e koronavirusit duke u larguar nga kjo botë në moshën 87-vjeçare, por vepra që ka lënë pas do të jetojë gjatë në memorien e shqiptarëve.

Djali i tij, Joe Fejzo dha lajmin e zi, por edhe të sëmundjes që e mori. Në një nga postimet e tij të shumta mjaft prekëse, ai i lutej që të mos dorëzohej përballë koronavirusit.

POSTIMI:

Babush te lutem mos u dorezo… eja tek ne.. të lutem mos na lër.. Bëhu i fortë dhe merr gjithë energjinë tonë pozitive.. Eja Babagjysh… mos hiq dorë nga Covid. Lutemi të gjithë për ty. .. ju lutem. Qëndroni me ne”.

Por, Muharrem Fejzo nuk ia doli, ndërsa Joe i kërkon falje që nuk ishte aty as për t’i dhënë një gotë ujë për shkak të rrethanave të krijuara nga sëmundja.

“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër.

Më fal që nuk të përkëdhela dot, e stë dhashë dot një got uje, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re