Policia Kufitare e Rinasit ka ndaluar dy punonjës tëngarkim-shkarkimit të bagazheve, të dyshuar për vjedhje të pasurisë ngabagazhet e udhëtarëve, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë edhe dypunonjës të tjerë.Po kështu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma eeurove të vjedhura në bagazhin e një pasagjeri të një linje ajrore.Në kuadër të zbatimit të detyrave të Planit të masave “Për shtimin emasave të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, sidhe nisuredhe nga disa kallëzime dhe ankesa të administruar nga ana e PolicisëKufitare Rinas për vjedhje të pasurisë në bagazhe të udhëtarëve tëlinjave ajrore, Policia Kufitare e Rinasit ka organizuar punën përgoditjen e personave që kryenin këtë veprimtari kriminale.Në bazë të informacioneve të marra në rrrugë operative se disa ngapunonjësit e sektorit të ngarkim-shkarkimit të bagazheve në vendin eqëndrimit të avionëve në aeroportin “Nënë Tereza” – Rinas, dyshohet sekryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave tëndryshme, finalizuan me sukses operacionin policor “BAGAZHI I FUNDIT”.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D.M., 22 vjeç,banues në Tiranë; E.RR., 24 vjeç, banues në Ndroq, Tiranë, për veprënpenale të “Vjedhjes në bashkëpunim”.Si dhe janë proceduar penalisht edhe shtetasit A.E., 27 vjeç, banues nëMëzez në Tiranë dhe R.H., 27 vjeç, banues në Tiranë, edhe këta punonjëstë ngarkim-shkarkimit të bagazheve të pasagjerëve të linjave ajrore.Më datë 17.05.2019, shtetasi H.E. ka kallëzuar në Komisariatin ePolicisë Rinas, vjedhjen e një sasie prej 4800 euro në bagazhin e tij tëudhëtimit, vjedhje të cilën e ka konstauar në aeroportin e Lubjanës,Slloveni.Si rezultat i veprimeve operative dhe proceduriale të kryera ngaSeksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u bë emundur zbardhja e ngjarjes, si dhe gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë eprovës materiale i shumës prej e 4550 euro, ku dy shtetasit e arrestuardyshohet se në bashkëpunim me njëri -tjetrin ja kanë vjedhur shtetasitH.E nga bagazhet.

Po nga veprimet e kryera dyshohet se shteatsit e mësipërm nëbashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë janë autorë të dyshuar edhenë disa raste të tjera vjedhje pasurie dhe konkretisht:Vjedhjes së një sasi vlerash monetare të shtetasit L.J., më datë15.04.2019; Vjedhjes së një varëseje ari të shtetases A.Z. më datë24.04.2019; Vjedhjes së një varëseje ari të shtetases D.H., më datë13.05.2019; Vjedhjes së një sasi vlerash monetare paund shtetasit L.K.,më datë 10.03.2019.Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie në fushën e vjedhjes së pasurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re