Një klerik shiit dhe një nga udhëheqësit e protestave gjatë Pranverës Arabe në Bahrein, Sheik Ali Salman u dënua me burgim të përjetshëm.

Gjykata Supreme e Apelit konfirmoi të dielën vendimin e Shkallës së Parë për burgim të përjetshëm, i cili iu dha Salman me akuza për spiunazh.

Salman ishte udhëheqësi i bllokut politik të Al-Wefaq, grupi më i madh opozitar shiit në Bahrein.

Aktiviteti i këtij formacioni politik është i ndaluar që në vitin 2016.

Grupi i të Drejtave të Njeriut raporton se dy përfaqësues të tjerë të Al-Wefaq janë dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re