Është Bajerni i Mynihut skuadra që shpallet e para kampion në një nga 5 kampionatet më të mira në botë. Fitorja 1-4 në transfertë nga Augsburg u jep titullin kampion bavarezëve 5 javë para përfundimit të Bundesligës pasi distanca ndaj Shalkes së vendit të dytë është 20 pikë pasi blutë e humbën sfidën e dytë ndaj Hamburg.
Heronjtë e sfidës së fundit për rekordmenët gjerman që fitojnë titullin e 6 radhazi në Gjermani ishin Toliso, Hames Rodriguez, Roben dhe Vagner ndrësa Sule hapi serinë e golave por duke shënuar në portën e tij për ti dhënë avantazhin e përkohshëm vendasve.
Sigurisht fitorja më e rëndësishme për bavarezët ishte ajo e javës së kaluar ndaj Borusia Dortmund 6-0, skuadra që ka provuar ti rivalizoj vitet e fundit dhe gjithashtu skuadra e fundt para Bajern që ka fituar titullin kampion.
Sezoni nuk nis mirë për Bajern dhe pikërisht Dortmund komandoj, kampionati gjerman javët e para. Por drejtuesit e klubit larguan italianin Karlo Ançloti për të rikthyer në Mynih mjeshtrin Jup Hejkens. Pikërisht nga ai moment skuadra rinisi të funksiononte më mirë dhe duke ia dalë ta fitoj titullin kampion dhe vazhdon të mbetet në lojë për fitore edhe në Ligën e Kampioneve./Berati. TV
