Bayern Munich ka konfirmuar nënshkrimin e Dayot Upamecano nga RB Leipzig për një shumë prej 42.5 milion €.

Mbrojtësi francez do të kalojë pjesën tjetër të sezonit në Red Bull Arena para se të bashkohet me kampionët e Gjermanisë në verën e vitit 2021.

Bayern ka fituar garën për të nënshkruar Upamecano përpara shumë klubeve të rëndësishme evropiane, pasi mbrojtësi ka hedhur në letër një para-kontratë me kampionët gjermanë që do ta shohë atë të lëvizë në Allianz Arena gjatë verës.

Manchester United, Liverpool, Chelsea, Real Madrid dhe Juventus gjithashtu ishin lidhur me 22-vjeçarin, por ai ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij të kampionët aktual të Europës.

Bajerni i Mynihut ka qenë shumë i përqëndruar së fundmi në përforcimin e mbrojtjes, dhe e ka bërë këtë gjë kryesisht me lojtarë francezë.

Në verën e vitit 2019, bavarezët blenë për shifrën e ccmendur 80 milionë euro mbrojtesin Lucas Hernandes, si dhe Benjamin Pavard për 35 milionë euro. Në mesfushë ata kanë francezin Correntin Tolisso, ndërsa në sulm kanë Kingsley Coman, krahas disa francezve të tjerë me më pak peshë në ekip.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re