8 qershor Në Berat është drejt përfundimit bajpasi i qytetit, i cili do t’i ofrojë qytetarëve dhe turistëve një infrastrukturë më të mirë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot mëngjesin e sotëm pamje nga punimet në këtë Bajpas, duke u shprehur se kjo vepër do të ketë impakt të lartë në zhvillimin e turizmit.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të bajpasit të madh të beratit që ka hyrë në fazën përfundimtare të tij, vepër e cila do të ketë impakt të lartë në zhvillimin e turizmit, rritjen e vlerës së pronës, hapjen e sipërmarrjeve të reja, reduktimin e trafikut, duke afruar edhe fshatrat me qytetin në një distancë më të shkurtër kohore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky investim zgjidh problemin e trafikut dhe ndotjen mjedisore në rrugën “Antipatrea”, si dhe lehtëson hyrjen dhe daljen nga qyteti i Beratit edhe për banorët e bashkisë Poliçan dhe Çorovodë.

Ky segment prej 4.2 kilometra, nis në fillim të rrugës “Santa Lucia” (Stadiumi i Vjetër) dhe përfundon në kufi me Bashkinë Poliçan (Stacioni i fundit urban). Në kuadër të këtij investimi, do të ketë edhe një dalje të dedikuar për lagjen “Uznovë”.

Ky projekt është konceptuar sipas modeleve më të mira të infrastrukturës urbane, ku nuk mungojnë hapësirat për këmbësorët, rrugët dytësore si dhe korsitë e biçikletave.

Investimet që po kryhen në bashkinë e Beratit vitet e fundit do të kenë një ndikim të madh në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, si dhe t’i japin një hov të ri turizmit në qytetin e një mbi një dritareve.

#tdi_10 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/286331165_564855018343497_1234957304953908676_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_10 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/286406797_564855031676829_3504418603129110451_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_10 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/286516962_564855008343498_6028138891044323116_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_10 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2022/06/286779476_564854998343499_4336445836879809152_n.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 4

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re