Kuvendi i Shqiperisë zgjodhi me shumicë të thjeshtë votash, Bajram Begajn, Presidentin e ri të Republikës së Shqiperisë.
Në votimin e raundin të katërt për zgjedhjen e Presidentit të ri, morën pjesë 833 deputetë ndërsa 20 të tjerë, mbështetes të Berishës u larguan në momentin që nisi votimi.
Pas numërimit të votave, rezultoi që Bajram Begaj kishte marrë 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.
Begaj vjen nga karriera në mjekësi dhe në ushtri ku mbante deri një ditë më parë postin e Shefit të Shtabit të Forcave te Armatosura.
Ai ishte propozim i Partisë Socialistë, pasi opozita në tre raundet e para nuk propozoi asnjë emër.
Bajram Begaj bëhet Presidenti i 7 në Shqiperinë pluraliste!
Ai do të marrë detyrën në datë 24 korrik pas largimit nga zyra të Presidentit në detyrë Ilir Meta.
