Shtimi i peshes ndodh per disa faktore:

Konsumimi i më shumë kalorive sesa nevojat e një individi .

Kur njerëzit konsumojnë më shumë sesa harxhojnë me aktivitet fizik, është e kuptueshme që teprica e kalorive të mos harxhohet dhe të depozitohet në formën e dhjamit në organizëm.

Mosmarrja me aktivitet fizik.

Çdo individ sasinë e energjisë që merr gjatë ditës me ushqim e djeg kryesisht për aktivitet të brendshëm të vetë organizmit. Por një përqindje jo e vogël është e destinuar të digjet nëpërmjet lëvizjes, punët me aktivitet fizik, sporte të ndryshme etj.

Pagjumësia dhe mosberja e gjumit të mirë është një nga faktorët kryesorë që shkakton obezitet.

Kjo ndodh, sepse duke mos bërë një gjumë normal, sidomos kur reduktojmë orarin e gjumit nuk i kemi dhënë mundësinë organizmit të prodhojë gjatë gjumit substancat e nevojshme p.sh.: hormone që i duhen çdo individi për të realizuar një metabolizëm normal.

Predispozita gjenetike.

Çdo sjellje e organizmit përcaktohet nga harta gjenetike që ne kemi. Ka njerëz që kanë një prirje mosfunksionimi të geneve që janë përgjegjëse për djegien e kalorive. Në këto raste metabolizmi i tyre konsiderohet si “përtac“ apo dembel e për pasojë obezitet.

Stresi është faktor në shkaktimin e obezitetit.

Ka shumë mekanizma që justifikojnë lidhjen e çrregullimeve psiko-emocionale me peshën. Pa u ndalur në hollësi, shpesh individët e stresuar e konceptojnë marrjen e ushqimit si një lehtësi apo veprim antistres.

Konsumimi i medikamenteve te ndryshme.

Ka disa medikamenteve të caktuara që mundet të ndikojnë procesin e thithjes, përpunimit dhe djegies së ushqimeve, ka dhe disa barna të tjera që shkaktojnë obezitet duke çrregulluar qendrën e oreksit.

Përdorimi i substancave të ndryshme që modifikojnë strukturat e hormoneve.

Sa më larg ushqimeve bio, sa më i ndotur të jetë mjedisi, aq më shumë substanca të panjohura për organizmin ndërveprojnë apo ndërhyjnë në procese të ndryshme biokimike. Kështu shumë pesticide, përbërës të rrezatimeve apo përbërës të produkteve të ndryshme kozmetike, sillen si hormone “artificiale” në organizëm duke prishur veprimtarinë e hormoneve normale të tij.

Lënia e cigares mund të jetë një tjetër shkak i obezitetit.

Për fat të mirë, kjo gjë nuk ndodh tek çdo individ që ndërpret cigaren.

Por kujdes!!!!!!

Nje ekuiliber hormonal qe ndonjehere nuk e kuptoni fare mund te shkaktoje kete shtim ne peshe. Ne keto situata mund te ju duket se po veproni ne drejtimin e kundert me trupin tuaj. Ndonjehere nje aplikim i thjeshte mund te ju ndihmoje me rezistencen e humbjes se peshes. Hormonet qe kontrollojne menaxhimin e peshes:

Kortizoli eshte nje lloj hormoni i liruar nga gjendrat e veshkave ne kohen e stresit. Ne fakt, sekrecionet ne kushte normale jane efektive per mbrojtjen e trupit, por lirimi i ketij hormoni ne menyre kronike, se bashku me problemin e peshes sjell edhe shume semundje.

Sot, fatkeqesisht shume njerez ndikohen nga stresi kronik. Kjo gjithashtu mund te shkaktoje probleme te lodhjes dhe peshes duke vene ne levizje mekanizmin e vete-mbrojtjes se trupit.

Studimet kane treguar se hormoni i kortizolit ndikon ne shtim te peshes dhe mund ta veshtiresoje procesin e humbjes ne peshe.

Faktoret kryesore qe rrisin kete hormon jane stresi dhe gjumi i pamjaftueshem. Mbajtja e faktoreve te stresit tuaj ne minimum dhe rritja e cilesise se gjumit mund te ju ndihmoje te menaxhoni peshen tuaj.

 Hormonet e Gjendres Tiroide

Eshte ne te vertete nje nga butonat qe rregullon shkallen e metabolizmit! Si rezultat, eshte ne rendin kryesor midis organeve qe jane efektive ne menaxhimin e peshes. Mungesa e ketyre hormoneve mund te ngadalesoje shkallen e metabolizmit dhe rrjedhimisht ta beje menaxhimin e peshes te veshtire ose te shkaktojne shtim ne peshe shpejt.

 

Hipotireoza ose prodhimi i pakët i gjendrës tiroide çon në ulje të metabolizmit bazal për pasojë digjet më pak kalori dhe kemi shtim të peshës. Por edhe sëmundje të tjera që përmendëm pak më lart kryesisht sëmundjet psikike bëhen shkak zhbalancimit mes marrjes dhe djegies së ushqimit.

Pra, duhet te kontrolloni rregullisht hormonet tiroide në intervale te rregullta. Problemi i tiroides, megjithate, nuk do te thote qe ju nuk do te humbni peshe ne asnje menyre. Eshte me rendesi qe trajtimi korrekt te aplikohet me ndihmen e mjekut.

Kura e duhur do të siguroje qe te arrini nje rezultat pozitiv duke humbur peshen dhe duke terhequr shkallen metabolike ne normale.

Estrogen-Testosteron

Ndryshimet e hormoneve te estrogjenit tek femrat mund te ndikojne gjithashtu ne ndryshimin e peshes. Studimet kane treguar se me uljen e nivelit te estrogjenit zvogelohen, rriten mundesit per shtim peshe tek femrat.

Ju mund ta vini re kete gjate periudhes se menopauzes; renia e niveleve te estrogjenit tek femrat gjate kesaj periudhe gjithashtu mund te shkaktoje veshtiresi ne kontrollin e peshes. Nga ana tjeter, hormoni i testosteronit eshte gjithashtu nder hormonet qe kontrollojne menaxhimin e peshes tek meshkujt.

Nje tjeter studim tregon se meshkujt me nivele me te uleta te testosteronit kane tendence per te fituar peshe. Kontrollimi i ketyre hormoneve gjate periudhave te caktuara eshte e dobishme per identifikimin e problemeve ne menaxhimin e peshes.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re