Balerina e njohur, Isida Mollaymeri rrëfeu në emisionin “Vizioni i Pasdites” eksperiencën e saj në fshat. Ajo tregoi se për shkak të një problemi në të folur, mamasë së saj i sugjeruan që balerina të kalonte kohë në ajër të pastër. Kështu, në moshën 4-vjeçare ajo jetoi për më shumë se një vit në fshat.

“Kam jetuar një vit, një vit e gjysmë gati në fshat edhe jam shumë e lidhur me fshatin. Di të korr, di të mbjellë, di të mjelë, i kam mësuar të gjitha. Jam shumë e lidhur me kafshët, unë jam e lidhur me të gjitha kafshët në fakt, unë edhe gomarin kur e shoh i ngjitem nga mbrapa, më japin një dashuri që nuk ma japin njerëzit. Kam pasur gjithmonë kafshë në shtëpi edhe kam kafshë në shtëpi. Fshati ka atë pjesën e bukur që qyteti nuk e ka dhe sa herë që kam mundësi që të shkëputem nga lodhja, nga stresi, nga punët e përditshme që bëj, mendoj se fshati, sado që unë e dua shumë detin, prapë qetësine që ta jep fshati e mali nuk ta jep”, tha ajo.

Lexo edhe :Related Posts

Po ashtu ajo tregoi se vajzave që janë rritur në qytet shpesh herë kur ikin në fshat iu thuhet se nuk dijnë të bëjnë të tilla puna.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re