Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas fushatës së djeshme në qytetin e Elbasanit ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa foto, ku ndër të tjera thotë se 30 qershori është dita kur vendos sovrani.

“30 Qershori është dita kur vendos sovrani.

Ky 30 qershor do mbahet mend gjatë sepse do të jenë një moment i rëndësishëm reference në historinë e forcimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

Elbasani i traditës, i kulturës, i arsimit, i njerëzve të thjeshtë e të ndershëm dëshmoi edhe një herë qytetari dhe i dha mësimin e duhur atyre që në mënyrë të vazhdueshme hedhin baltë për ta bërë pis”- shkruan Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re