Skip to content

Balla: 4 deputetë të PS aplikojnë për të shërbyer si mjekë

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla bëri me dije se katër deputetë socialistë kanë aplikuar për të shërbyer si mjekë e për të dhënë ndihmë kundër koronavirusit. Përmes një shënimi në “Facebook”, Balla tregoi fotot e aplikimeve dhe bëri thirrje që çdo njeri të japë kontributin e tij në këtë betejë.

 

“Mjekët dhe infermierët janë vendosur në vijën e parë të betejës. E megjithatë, çdo ndihmë shtesë që mund t’i vijë sot sistemit shëndetësor është padiskutim, e dobishme si kurrë më parë. Thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale drejtuar të gjithë mjekëve të licensuar, ndër aplikuesit e parë që janë përgjigjur pozitivisht janë pesë kolegët deputetë Klodiana Spahiu, Edlira Bode, Arben Kamami, Ilir Pendavinji dhe Florenc Spaho. Kush është i të gatshëm të kontribuojë në menaxhimin e situatës, sot është pikërisht dita për ta dhënë atë kontribut dhe ky kontribut mund të jepet me veprime konkrete. Për llafe dihet kë kemi.”

 

Të shtunën Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për mjekët që kanë dalë në pension e për studentët e mjekësisë që të japin ndihmë në betejën kundër COVID-19.