Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa panë nga afër punët që po kryhen në Njêsine Administrative Golem ne drejtim të infrastrukturës bujqësore!
Balla tha se institucionet jane te angazhuara per te mbeshtetur fermeret permes hapjes se rrugeve te parcelave dhe pastrimit te kanaleve.
Nepermjet një postimi në rrjetin social facebook ai shkruan se rehabilitimi i nje kanali ne Golem shërben jo vetem për kullimin e një sipërfaqeje prej 50 hektarësh por edhe ndihmon fermerët e zonës për vaditjen e tokave të tyre bujqësore në këtë stinë të nxehtë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Lushnje📍Pamë nga afër punën që po kryhet për pastrimin🚜 e kanalit kullues në Golem të Madh. Rehabilitimi i këtij kanali shërben për kullimin e një sipërfaqeje prej 50 hektarësh si dhe i vjen në ndihmë edhe fermerëve të zonës për vaditjen e tokave të tyre bujqësore në këtë stinë të nxehtë.#ShqipëriaeArdhmjaJonë🇦🇱☀️#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃