Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca nuk mund të bashkëpunojë me Sali Berishën që ka shpallur ambicien për kryetar të PD, pasi është i shpallur non grata.

Pyetje: Sali Berisha ka shprehur ambicien për t’u bërë kryetar i PD, a është e gatshme PS të bashkëpunojë me një kryetar partie të shpallur non grata?

Taulant Balla: Shpallja non grata nga SHBA është një shërbim që SHBA i bëjnë Shqipërisë dhe unë e kam ndjekur me vëmendje gjithë rastet e non gratave në gjithë vendet që njoh mirë dhe ata që janë shpallur janë persona që i kanë bërë keq popullit e vendit përkatës.

Sa kohë që të gjithë përbetohemi si aleat i SHBA duhet të besojmë në faktet ë kanë bindur sekretarin amerikan të shtetit Blinkën për të shpallë non grata.

Detyra jonë, këtu flas në aspektin tim edhe si kryetari i grupit parlamentar por edhe si deputet, ne duhet të mbështesim gjithë mekanizmat e vendosura nga SHBA në goditjen e korrupsionit të nivelit të lartë, një person non grata nuk mund të jetë një partner për të cuar përpara axhendën evropiane të vendit, ka nevojë për politkanë të cilkët s’muns të shkojnë e të luftojnë me aleatët tanë strategjikë.

Ky politikan i bën dëm interesave të vendit s’mund të jetë partner ose të mbajë mbi supe përgjegjësitë e ka sot Kuvendi apo që ka sot edhe të jesh në krye të PD, PD është shumë më e madhe se sa Berisha, por kjo është cështje e brendshme e tyre dhe pse kërshëria na bën të ndërhyjmë …

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re