Në fjalën e tij në Kuvend, Taulant Balla ka reaguar me tone të ashpra ndaj Sali Berishës duke i thënë se në qeverisjen e tij nuk bëri asnjë ndryshim në Tropojë.

Ndërsa për akuzat ndaj Ramës tha se “i vjen tek fundbarku i kalit të Skënderbeut” duke nxitur reagime në Kuvend.

“Nuk bëre asgjë për Tropojën. 30 vite qëndrove dhe nuk vendose një pllakë në Bajram Curr. Të ftoj të shkosh një ditë në Tropojë dhe të shohësh transformimin e atij qyteti njerëzish të mirë. Është tërësisht i ndryshuar nga Tropoja që gjetëm.

Ti nuk do mbahesh mend për asgjë që ke bërë në atë zonë, por për lejet e koncesioneve të hidrocentraleve, por kjo qeveri është në proces të statusit të Parkut Kombëtar Alpet e Shqipërisë. Të takonte ty ta bëje këtë. Ty dhe Lulin nuk ju ndan dot asgjë se në të gjithë harllëqet e keni emrin bashkë.

Për akuzat ndaj Ramës, ti i vjen tek fundbarku i kalit të Skënderbeut. Është i vetmi politikan që nuk ka mbrojtur askënd ndaj të cilit ka nisur hetim penal. Bëhuni burra dhe respektoni këtë standard”, tha Balla.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re