Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga foltorja e Parlamentit i bëri thirrje Drejtësisë së re të hetojë korrupsionin e non-gratës Sali Berisha.

 

Në fjalën e tij Balla tha:

 

“Ti Sali do vazhdosh (sa të jesh gjallë) t’i hashë atë që s’thuhet Partisë Socialiste. Ironia më e madhe e kësaj foltoreje është që të vijë Sali Berisha dhe të thotë se drejtësia vonon por nuk harron, që Sali Berisha të marrë nëpër gojë edhe Vangjush Dakon i cili ka shpërdoruar detyrën për një leje pallati kur ky ka vrarë duke shpërdoruar detyrën.

 

Unë nuk e di se çfarë bën Prokuroria e Tiranës duke qenë se atje mbahet peng dosja e Aleks Nikës dhe në dosje thuhet se është një vrasje pa autor, kur vetë Sali Berisha ka thënë në këtë foltore por edhe nëpër studio televizive që e ka vrarë ai, ka thënë vetë që ka qenë ai që ka dhënë urdhër që të qëllohet”, deklaroi Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re