Kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla ka rënë dakord me kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PD, që më 16 maj të jetë raundi i parë i zgjedhjes së presidentit.

Në këtë mënyrë mazhoranca ka pranuar propozimin e Alibeajt që ka kërkuar që data 10 maj të quhet si data e nisjes së procesit të zgjedhjes së Presidentit.

Balla: Nese ju do insistoni deri në fund dhe doni më shumë kohë, konferenca të nderpres punimet dhe të vazhdojë në datën 10. Vetëm në këtë rast nuk kemi kriter në shkelje. Data 10 quhet data e fillimit të procedurës dhe më datë 15 apo 16 të jetë raundi i parë?

Për pjesën e dytë unë nuk e marr rrezikun kushtetues përsipër.  Atafet nuk duhet të jenë më shumë se 7 ditë dhe e thotë kushtetuta.

Data 16 te jetë raundi i parë i zhvillimit. Besoj me këtë propozim kemi mbushur të gjitha pritshmëritë për një proces serioz.

Duke qenë se është një proces i rëndësishëm, unë do tju ftoja të tre kryetarëve të Grupeve Parlamentare, po edhe Alibeajn që ne përvec kësaj pjese që lidhet me kushtetutën të mundësonim një dialog mbi bazen  e disa parimeve.

Kushtetuta ka qenë e thjeshtë por ezauruse për presidentin. Kaq na mjafton për të identifikuar presidentin. Unë mendoj që disponibilitetin tonë e kemi për një proces model i zgjedhjes së presidenti edhe në 2027 apo 2032.

Rregullorja dhe Kushtetuta na informon se për cdo afat do vendosim afate të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re