Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me deputeten e Elbasanit Evis Kushi, sot panë nga afër vijueshmërinë e procesit të shpërndarjes së teksteve shkollore falas për nxënësit e arsimit fillor.
Balla dhe Kushi u ndalën në shkollën “Qamil Guranjaku” në Elbasan e cila duke qënë se është rikonstruktuar së fundmi plotëson të gjitha kushtet për një proces mësimor normal ndërkohë që procesi I shpërndarjes në këtë shkollë kishte ecur shumë mirë.
“Janë 180 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë që përfitojnë nga programi i librave falas .Dëshira jonë është që deri në klasën e IX të mundësohet shpërndarja e librave falas, por kjo do të jetë detyra jonë. Vitin e ardhshëm do të shtohet në këtë program edhe klasa e IV dhe besoj deri në fund të mandatit tonë të dytë ne të kemi mundësinë të japim librat shkollorë falas për sistemin 9 vjeçar.Ka qenë një përpjekje e madhe për të arritur deri këtu, sepse shuma e akorduar nga buxheti i shtetit për këtë program është 6.1 miliardë lekë, që do të thotë që është një angazhim i madh financiar.”
Sigurisht që do kishim dashur ta kishim bërë më përpara një gjë të tillë, por këto kanë qenë mundësitë ekonomike dhe financiare të buxhetit të shtetit.
Balla pohoi se këtë do të nisë edhe zbatimi i udhëzimit për moslejimin e celularëve në shkolla.
Deputetja Evis Kushi theksoi se shpërndarja e teksteve falas për të gjithë nxënësit e arsimit 9 vjeçar do të jetë sfida e radhës e Qeverisë Shqiptare.
Më pas Balla i shoqëruar edhe nga mësuesit shkuan personalisht në disa shtëpi për të bërë shpërndarjen e librave.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re