Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediet ditën e sotme risolli sërish në vëmendje rrëzimin e rezolutës në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë”.

Rezoluta nuk kaloi dje në Parlament pasi 51 deputetë votuan kundër, kurse Berisha e etiketoi si “zuzar” qëndrimin dhe sjelljen e Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

“Qëndrim i Edi Ramës dhe Taulant Ballës ishte qëndrim prej zuzari ata kur nuk përfillën asnjë normë as standard, ndaj dënon qëndrimin e tyre kriminal ditën e djeshme.

Gjenocidin e mohon gangsterë të tjerë: Aleksandë Vucic dhe Dacic të cilët janë një grusht kriminelësh që kanë bërë krime, ndërsa Taulant Balla dhe Edi Rama njësoj si këta e mohuan gjenocidin. Por Balla dhe Rama dje u sollën njësoj si kriminelët që u përpoqën që ta fshihen, u sollën si kriminelë.

PD nuk do të ndalet pa paraqitur para jush politikën e saj të jashtme. Merr fund politika e jashtme e bazuar në zero probleme me fqinjët e Edi Ramës. Politikën e adaptojnë argatët e Edi Ramës. 0 probleme me fqinjët nuk do të thotë sherre me fqinjët por njohja e problemeve. Qëndrimi i Edi Ramës është kriminal”, tha Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re