Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla theksoi se Presidenti i ri të zgjidhet me më shumë se 3/5 të votave.

 

Në një prononcim për mediat, Ball u shpreh se synojnë të zgjedhin një President me konsensus të gjerë.

 

“Shpresoj që raundi i katërt të jetë dhe ai përfundimtari në zgjedhjen e Presidentit. Nesër do të kemi komunikim tjetër në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Pse të mos synojmë që të kemi një kandidaturë që të marrë më shumë se 3/5 të votave. Do të dëgjoni propozimin tim se kur do të mbahet raundi i katërt. Ne do të vazhdojmë të diskutojmë me grupet parlamentare për të siguruar mbështetje sa më të gjerë. Nuk është e thënë që Presidenti i Republikës edhe në raundin e katërt të zgjidhet me mbi 84 vota. Gatishmëria jonë është aty për të siguruar mbështetje sa më të gjerë për kandidatin apo kandidaten për President”, tha Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re