Vijojnë debatet e forta në Kuvend, që kanë për protagonist kryesor ish-kryeministrin Sali Berisha.

Teksa Balla përmendi se nuk kishte uruar Pavarësinë e Kosovës, kaq mjaftoi që Berisha të ngrihej dhe të replikonte.

“Gjykata i cilësoi ato që nxori nga goja si shpifje, dhe vetëm shpifje. Nuk e uroj unë Kosovën për Pavarësinë këtu në Parlament, pasi ishit ju që nuk votuat ligjin për gjenocidin serb në Kosovë.

Nuk mund të uroj me ju se kreu juaj është një vasal i Vuçiçit që lobon për të në SHBA dhe sulmon Sali Berishën.

Asgjë nuk të shpëton ty nga lidhjet me krimin, sipas raportimeve, agjensitë e Francësm, Italisë, Hollandës, janë identifikuar lidhje të krimit të organizuar me zyrtarë të lartë në Shqipëri…”, tha Berisha, teksa Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re