Guardia di Financa ka finalizuar misionin e saj disa mujor në shqipëri për monitorimin nga ajri të territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike.

 

Efektivët italianë janë përcjellë në rinas nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili u shpreh se Guardia di Financa ka kryer 185 orë fluturimi me 63 misione.

 

Edhe ambasadori italian vlerësoi bashkëpunimin mes dy vende kundër kriminalitetit dhe trafikimit të narkotikëve.

 

Gjatë këtyre operacioneve në të gjithë vendin janë gjetur dhe asgjësuar afro 300 mijë rrënjë kanabis me më shumë se 200 autorë. Në pranga kanë rënë 111 persona ndësa 63 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re