Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka kërkuar konsensusin e opozitës për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit. Balla ka ftuar në një takim kreun e Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhin, duke kërkuar që ky vendim të merret brenda katër javësh.

 

“Ftoj Bardhin javën e ardhshme që të ulemi bashkë dhe nga 15 emra, të zgjedhim bashkë 3-4 emra që i kalojmë në votim”, tha Balla nga foltorja e Kuvendit.

 

Nga ana tjetër, Balla ka nënvizuar se Avokati i Popullit nuk duhet të jetë figurë e spikatur as e PD dhe as e PS, por duhet të jetë i barazlarguar nga të dyja forcat politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re