Subscribe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka njoftuar risinë në shërbimet e policisë rrugore. Çdo shofer do të njoftohet përmes e-Albania per gjobën e marrë.

 

Ky ndryshim u konfirmuar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, i cili tregoi mënyrën si funksionon.

 

“Të gjithë shërbimet e policisë rrugore janë të pajisur me tablet. Në momentin kur regjistrohet gjoba shkon në e-albania dhe me të aksesuar qytetari njoftohet për gjobën që i është vënë“ tha Rrumbullaku.

 

Qytetari do të njoftohet 10 minuta pas është gjobitur për shkeljen e rregullave të qarkullimit. Në këtë mënyrë, drejtuesit e mjeteve kanë akses në gjobat që marrin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re