Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës se ai nuk do të lejojë asnjë operator off-shore në tendera, gara dhe koncesione. Përmes një postimi në facebook Balla, teksa ka huazuar thënien popullore ‘se se gjuha shkon ku dhemb dhëmbi’, deklaron se kjo gjë po i ndodh dhe Lulzim Bashës.

“Pas sulmit kundër Drejtësisë së re, sot u duk se Lulzim Basha po orvat të kërkojë “falje” apo “amnisti” për kompanitë e tij off-shore?”

Sipas Ballës, dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj), ku janë vërtetuar lidhjet e Lulzim Bashës me një kompani off-shore. Gjithashtu Balla ka risjellë në vëmendje edhe kontratat e firmosura nga Lulzim Basha.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: Populli thotë me të drejtë se gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Kështu po i ndodh edhe Lulit. Pas sulmit kundër Drejtësisë së re, sot u duk se Lulzim Basha po orvat të kërkojë “falje” apo “amnisti” për kompanitë e tij off-shore?

Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj), ku janë vërtetuar lidhjet e Lulzim Bashës me një kompani off-shore.

1.kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763 dokumenti i parë (foto) https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

2.Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë dokumenti i dytë (foto) https://efile.fara.gov/docs/6414-Supplemental-Statement-20171114-1.pdf

3.Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike. dokumenti i tretë (foto) https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Është fakt që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para të transferuara përmes një kompanie off-shore. Një shërbim i përfituar me fonde me burime të padeklaruara, është vepër penale dhe nuk do shpëtojë pa u zbardhur dhe ndërshkuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re