Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur sot nga salla e Parlamentit se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë koha kur politika përfshihej në çështjet e drejtësisë.

 

Balla gjithashtu theksoi se sa herë që drejtësia bën punën e vet, Sali Berisha bën sikur i dhemb për atë që po heton drejtësia shqiptare.

 

“Sali Berisha që bën sikur i dhemb barku për atë që po heton drejtësia shqiptare, bën të njëjtën gjë sa herë që drejtësia bën detyrën e vet. Kuvendi i Shqipërisë as nuk mund të përfshihet dhe as nuk mund të ndërhyjë në çështje që i takojnë vetëm drejtësisë. Koha kur politika apo vetë Kuvendi përfshihej në çështjet e drejtësisë ka marrë fund njëherë e përgjithmonë në themelet që po ngrihet drejtësia e re. Kjo është një çështje ku Policia e Shtetit ka zbatuar vendimin dhe urdhërin e SPAK”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re