Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar për situatën e ndodhur në Bashkinë Devoll në të cilën kryetari i cili humbi zgjedhjet kërkon që të qëndrojë në zyrë. 

Në një reagim në facebook Balla shprehet se Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën.  

Ai ka postuar edhe një cerfifikatë të nxjerrë sot, për të dëshmuar se bashkia është në funksion të plotë. 

 “Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën.  

Për llafe dhe zhurmë kemi LB që nuk ka nevojë të zgjidhet edhe brenda të vetëve. 

30 Qershori ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’do të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike.”- shkruan Balla në facebook. () 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re