Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka inspektuar nga afër punën e efektivëve të policisë në perimetrin e sigurisë pranë disa shkollave në kryeqytet në ditën e parë të vitit të ri shkollor.

Ai ndoqi nga afër zbatimin e masave të “paketës së sigurisë në shkolla” dhe uroi nxënësit për çeljen e siparit të sezonit shkollor për vitin shkollor2023-2024.

“Mirëmëngjes dhe shumë suksese nxënësve dhe mësuesve në këtë vit të ri shkollor. Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të garantuar siguri e qetësi pranë mjediseve shkollore”, shkruan Balla në një postim në Facebook.

Ministri Balla, gjatë një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me bashkinë Tiranë, prezantoi për publikun “Paketën e re të sigurisë publike në shkolla”.

Ky dokument përmban disa pika kryesore që janë, “perimetri i sigurisë”,”oficerët e sigurisë”, “siguria rrugore”, “lufta pa asnjë kompromis ndaj shpërndarësve të drogës përrreth ambjenteve shkollore”, siguria ushqimore etj..

Gjatë prezantimit të “paketës së sigurisë”,  ministri theksoi se: “Oficerët e policisë në shkolla nuk do të vazhdojnë të jenë më njerëz që s’mbajnë përgjegjësi, por do të jenë bashkëpunëtorët kryesorë të policisë së shtetit për të identifikuar personat të përfshirë në çdo lloj vepre penale në dëm të fëmijëve të qytetit dhe të Shqipërisë.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re