Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ishte sot në Lushnje nga ku inspektoi punimet që po kryhen për pastrimin e përroit të Lushnjes.

Deputeti i PS ishte bashkë me kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa.

 

“Kjo është faza e parë e investimit të përroit”, theksoi Balla i cili nënvizoi se do gjendet dhe një zgjidhje për kallamet në mes të qytetit.

 

“Ne sapo të fillojë investimi për përroin do gjejmë një zgjidhje për historinë e kallameve se agronomët që kam pyetur më thonë sado ti prisni e ta vishni me beton, ai do çajë betonin, do dalë, e do gjejmë diçka që të paktën në pjesën e qytetit asnjë kallam të mos dalë”, tha Balla.

 

“Pamë nga afër punën që po kryhet nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit për pastrimin e perroit të Lushnjes me nje gjatesi prej 1.8 km dhe me nje volur aluvjonesh prej 18000 m3. Ky objekt shërben për kullimin e 3500 ha tokë bujqësore”, shkruan Balla.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re