Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla, iu kërkoi që të gjithë kolegëve që të vijojnë dhe të respektojnë masat e distancimit social, me qëllim që të mos përhapet Covid 19. Në fjalën e tij, Basha kritikoi dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, për të cilën tha se nuk ka asnjë lidhje me jetën e shqiptarëve, pasi vetë jeton në luks dhe me lidhje të ngushta me oligarkët.

“Nuk duhet ta fshehim që Shqipëria dhe populli shqiptar meriton gjithë respektin për pranimin dhe respektimin e masave shtrëngese me të cilat, përballuan këtë situatë. Dhe besoj se fjala e çdo deputeti të Kuvendit duhet të fillojë duke falënderuar njerëzit, por edhe pse mund të jesh në opozitë nuk është pse të jesh në herezi që të thuash faleminderit dhe të mos harrojmë që kemi qenë të parët që mbyllëm çerdhet, institucionet, për të përballuar si duhet këtë pandemi.

Prej 1 qershorit në hapemi, por me apelin e domosdoshëm për çdo kënd edhe për këtë sallë. Duhet të jemi modeli se si duhet respektuar distancimi social. Dua të theksoj se për ne, qeverinë asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta dhe shëndeti i shqiptarëve. Me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve, kushdo do të tentojë të bëjë politikë, nuk flas për as për Lulin dhe as për kënd tjetër.

Luli nuk ka asnjë lidhje me jetën e shqiptarëve dhe nuk ka për të pasur, se nuk e ka kuptuar kurrë se të jesh politikan dhe që të votojnë njerëzit nuk ka pse të bësh teatër dhe të luash me atë që është më e rëndësishme”, tha Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re