Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend ka komentuar dhe protestat e ditëve të fundit të bëra në vendin tonë në kuadër të rritjes së çmimeve.

Balla i ka cilësuar si reklamë në mbështetje të Moskës tubimet e tilla, pse ndryshe qytetarë që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë ose janë si Sali Berisha.

“Sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë pasi jemi në prag të një lufte të Tretë Botërore, është i miop, o shurdh ose është Sali Berisha., asnjë politikan shqiptar nuk mund ti bëjë yzmet Moskës sot por duhet të bëjmë shërbim vetëm qytetarëve shqiptarë. Jemi kuvendi parlamenti më me fat jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por në të gjithë Evropën që gëzojmë mbështetjen më të madhe kudo. Ne duhet të jemi njerëzit që të sjellim shembullin për qytetarët shqiptarë.

Nëse do të arrijmë të flasim të gjithë me të njëjtin zë dhe në të njëjtën mënyrë me vendet e tjera do ta arrimë, kredibiliteti i BE-së ka humbur me kohë. Si mund ti përgjigjet një politik një president këshilli qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ndryshuan kushtetutën dhe emrin e vendit të tyre vetëm që të firmosnin marrëveshjen me Greqinë që të fillonin bisedimet me BE a u bënë të gjitha këto po por a u hapen negociatat, jo.

Serbia duhet ti japë fund tangos në mëngjes me BE dhe në darkë me Serbinë, duhet që të jetë me të gjithë botën demokratike o me diktatorin me të dy nuk mund të rrish. Kur Rumania dhe Hungari u bënë pjesë e BE nuk kishte as status kandidat, ai u shpik më pas dhe nuk kishte lidhje fare me asnjë kriter”, ka thënë Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re