Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Partisë “Aleanca për Shqiptarët, njëkohësisht edhe Kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

 

Gjatë takimit Balla e njohu z. Taravari me me kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën e Dick Marty 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë.

 

Gjithashtu Balla theksoi se Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut dhe delegacionit të saj në APKiE të mbështesë këtë démarche në dobi të qartësimit të së vërtetës përkundrejt shpifjeve dhe të pavërtetave në raportin që frymëzoi atë Rezolutë në vitin 2011.

 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🇦🇱🤝🇲🇰 ➖Takim me Kryetarin e Partisë “Aleanca e Shqiptarëve” Arben Taravari, njëjohësisht Kryetar i Bashkisë Gostivar. Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), ku të shpallen të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

I kërkojmë Maqedonisë së Veriut dhe delegacionit të saj në APKiE të mbështesë këtë démarche në dobi të qartësimit të së vërtetës përkundrejt shpifjeve dhe të pavërtetave në raportin që frymëzoi atë Rezolutë në vitin 2011. Shqipëria shpreh vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën. Gjithashtu vlerësojmë rolin e Aleancës në mbështetjen e legjislacionit që duhet të miratojë Maqedonia e Veriut në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re