Skip to content

Balla, Mazniku, Kushi dhe Vengu kapen duke luajtur bixhoz në Strasburg, Shehaj publikon pamjet: Të padenjë të përfaqësojnë shqiptarët

90058ea1 cf2c 4b93 8e16 33080575eaf6

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me një video të publikuar ku delegacioni qeveritar shqiptar me në krye Taulant Ballën dhe ministrin e Mbrojtjes Pirro Vëngu duken duke luajtur me letra, gjatë një vizite zyrtare në Strasburg.

Krahas videos së publikuar në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se ky delegacion janë “të padenjë të përfaqësojnë shqiptarët”.

“Skandal, delegacioni qeveritar në vizitë zyrtare kapet duke luajtur me letra në mes të Strasburgut. Kaq seriozisht e merr Taulant Balla dhe shokët e tij përfaqësimin e Shqipërisë në Europë. Keta janë të padenjë për të përfaqësuar shqiptarët”, shkruan Shehaj.

Në këtë video, të publikuar online dy protestues kanë kapur “mat” delegacionin shqiptar në Strasburg teksa luanin me letra bixhozi.