Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka mbledhur drejtuesit dhe shefat e komisariateve për Analizën Vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Për drejtuesit dhe komisariatet e Policisë së Tiranës dhe atë të Rrugores në përgjithësi ka pasur një vlerësim pozitiv për punën e kryer gjatë vitit 2023.

Mësohet gjithashtu se ministri nuk i ka kursyer as kritikat.

Balla ka dhënë kritikat për secilin dhe i ka lënë porosi që për vitin 2024 rezultatet të jenë edhe më të larta dhe se prioritet duhet të jetë arrestimi i personave që janë kërkim dhe se në këtë aspekt duhet të bëhet më shumë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re